Ditë zyrtarizimesh te Dinamo, klubi kryeqytetas prezanton edhe portierin e ri

Te Dinamo është ditë zyrtarizimesh. Pas Lorran, klubi kryeqytetas prezanton edhe gardianin e ri të portës. Ai do të jetë Edmir Sali që sezonin e fundit e mbylli me Kastriotin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi dinamovit me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se portieri vlonjat firmosi kontratën e re që e bën pjesë të bluve të kryeqytetit në sezonin e ri.

“Edmir Sali është zyrtarisht Dinamovit!

Ditën e sotme në prani të presidentit Bardhi, portieri vlonjat firmosi kontratën e re që e bën pjesë të bluve të kryeqytetit në sezonin e ri.

25-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Laçit ndërsa në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Kastriotit”, shkruhej në postimin e publikuar nga Dinamo. /oversport.tv