Një ditë e ngarkuar sa i përket zyrtarizimeve në shtëpinë e Teutës. Pas Realdo Filit, klubi durrsak prezanton edhe afrimin e radhës. Bëhet fjalë për Aldi Gjumsin.
Pas eksperiencës së tij me Tiranën, Aldi Gjumsi do të veshë fanellën e Teutës. Lajmin e ka bërë të diutr vetë klubi durrsak me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
“WELCOME ALDI GJUMSI!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmesi anësor, Aldi Gjumsi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Tiranës në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Gjumsi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e ri ne Superligë.”