Ditë zyrtarizimesh tek Kukësi, verilindorët firmosin me sulmuesin e talentuar

Ditë zyrtarizimesh tek skuadra e Kukësit, që pas prezantimit të sulmuesit Johnson Owusu, njofton se ka firmosur për tre sezone edhe me talentin Erduan Smajli.

19-vjeçari i lindur në Ferizaj dhe i formuar në akademinë e Young Boys në Zvicër, sezonin e fundit ka luajtur me skuadrën e Chiasos.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathtë Erduan Smajli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

19-vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Chiasos teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Young Boys. Smajli ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Genoas në Itali.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Erduan Ismajli dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Erduan”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv