Ditëlindje e hidhur për Bennacer, do të mungojë kundër Genoas

Nuk kanë fund problemet për Milanin: kësaj radhe Stefano Pioli duhet të heq dorë nga Ismael Bennacer, që do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Genoas.

Mesfushori, në ditën e ditëlindjes së tij të 24-rt, nuk është grumbulluar për këtë takim për shkak të një infeksioni në vesh.

Një tjetër mungesë me peshë për kuqezinjtë, që i shtohet atyre të Calabria, Rebic dhe Giroud. Për fat të mirë Milani ka shumë alternativa në mesin  e fushës, sepse në atë rol që luan algjeriani, mund të luajnë Tonali, Kessie dhe Bakayoko. /Oversport.tv