Divorci dhe çështja Hamraoui, Abidal: E meritoj këtë poshtërim

Kaos për Eric Abidal, ish-mbrojtësin e Lionit dhe Barcelonës, që është përfshirë në një skandal të vërtetë në ditët e fundit. Gruaja Hayet ka kërkuar divorcin, pasi ka zbuluar një marrëdhënie jashtëmartesore të tij me Kheira Hamraoui, ylli i skuadrës së PSG-së së femrave, që u sulmua nga persona të maskuar mbërmjen e 4 nëntorit.

I dëshpëruar, ish-futbollisti francez ka kërkuar falje në rrjetet sociale: “Më fal, cilido që të jetë vendimi yt, do të mbetesh në sytë e mi, gruaja e jetës sime dhe mamaja e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. E meritoj këtë poshtërim, ndonëse po më vret. Shpresoj që të më falësh një ditë”.

Zonja Abidal, që sipas medias dyshohet se ka urdhëruar sulmin ndaj Hamraoui, ka shkruar në Instagram: “Falja jepet derisa gjëja nuk thyhet, më pas nuk ndihet më asgjë, as falje, as inat, vetëm dëshirë për të kthyer faqe dhe të mendosh diçka tjetër”. / Oversport.tv