Djallëzia e PSG, si po tenton t’i prishë punë Realit për Vinicius Junior

PSG po tenton të “fusë hundët” për Vinicius Junior. Real Madrid po tenton të nënshkruajë një kontratë të re me brazilianin, i cili aktualen e ka të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Synimi i spanjollëve është të firmosin deri në 2027 dhe për Vinicius Junior projektohet një marrëveshje prej së cilës do të përfitojë 8 milion euro në sezon.

Nga ana tjetër thuhet se PSG po tenton ta joshë me 17 milion euro në sezon, me një kontratë 6-vjeccare.

Francezët e duan për të zëvendësuar Mbappe, i cili me gjasa në verë do të bashkohet me Real Madrid me parametra zero.

Sa i takon Vinicius Junior, spanjollët nuk duan ta shesin dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Lëvizja e PSG për brazilianin shikohet edhe si një strategji për të “frenuar” rinovimin si shenjë hakmarrje. / oversport.tv