Vazhdojnë largimet te Kastrioti. Pas rënies në Kategorinë e Par, i radhës që largohet nga ekipi është mesfushori Silvio Zogaj. Lamtumirën nga klubi krutan e ka zyrtarizuar vetë 25-vjeçari me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.
“Erdha si një djalosh i pasigurtë dhe tani po largohem si burrë”, ishte një nga fjalitë që Silvio Zogaj shkruante në postimin e tij në Instagram. Zogaj tashmë është në kërkim të një aventure tjetër.
POSTIMI I PLOTË:
“Përshëndetje të gjithëve
Dua t’ju njoftoj se eksperienca tek skuadra e Kastriotit mbaron këtu
Ajo çfarë ndiej është mirënjohje pa fund për këtë ekip i cili më hapi dyert në momentin tim më të vështirë dhe më bëri të ndihem i rëndësishëm dhe i motivuar përsëri
Mënyra e vetme për t’i falenderuar ka qenë të jem gjithmonë kokulur dhe të jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje, dhe çdo sakrificë ja ka vlejtur , sepse sot me plot gojë e them falë këtij klubi, presidentit, drejtorit dhe trajnerit Emiljano Çela , djaloshi i pasigurt që erdhi në fillim tani po largohet si burrë.
Falenderimi i fundit shkon për shokët e skuadrës të cilët do i mbaj gjate në zemër dhe secili prej tyre e di që vëllazëria jonë beri që mos të jemi skuadra më e mirë, por të jemi skuadra kundër të cilës askush s’do donte të luante një finale.
Tani gati për hapin e radhës…
Me respekt e mirënjohje , Silvio Zogaj”, shkruhej në postimin e lojtarit të Kastriotit. /oversport.tv
View this post on Instagram