Djarmati: Vllaznisë i duhet një fantazist, më kanë kërkuar ekipe nga Shqipëria

Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, ka folur ekskluzivisht për Oversport dhe Tibo në emisionin “Ti Bo Gol”.

“Në indi kisha dy detyra njësoj si te Vllaznia që kërkoj lojtarë të huaj. Këtu ku jam vetëm 6 lojtarë mund të federohen dhe për sa i përket punës, besoj se kemi bërë një punë shumë të mirë.”

Me trajnerin Brdaric nuk është se po bëjmë ndonjë gjë ndryshe si te Vllaznia. Unë kam mbaruar shumë kurse për profesionin që po ushtroj për momentin. Unë e kam ndjekur Abissnet superiore në Oversport. Çdo herë që kam mundësi e shoh kampionatin shqiptar. Familja ime kanë bërë gjithmonë tifo për Tiranën dhe për në 2 vitet e fundit kanë bërë për Vllaznië.

Kampionatin shqiptar e njoh shumë mirë dhe gjithashtu me kampionatin atje më lidh shumë puna. Disa lojtarë nga atje kemi dashur ti transferojmë këtu. Megjithatë nuk arritëm dot të afrojmë lojtarë nga Shqipëria për shkak të disa mundësive. Kemi kërkuar lojtarët më të mirë të superiores, me negociatat që kanë qenë shumë serioze, por nuk arritëm të shkonim deri në fund.

Disa nga lojtarët që kërkuam ishin pjesë e Vllaznisë dhe e Tiranës. Nuk është korrekte të them emrat e atyre që kërkonim.

Ndeshjet këtu në Indi organizohen në stadiume shumë të mira me kushtet nga më të mira. Këtu nuk ka probleme në fusha siç ka në Shqipëri. Lojtarët e huaj këtu në Indi e bëjnë me të vërtetë diferencën se sa vendasit.

Familja ime ndodhet në Tiranë, fëmijët janë në shkollë në Shqipëri. Nuk ishte e mundshme që ata t’i merrja në vendin ku jetoj, sepse momentalisht është e vështirë. Unë flas çdo moment të ditës me familjen time që ndodhen atje.

Vendimi i lojtarëve shqiptarë në merkato që transferohen jashtë dhe kthehen sërish? “Nuk është se kthehen gjithmonë në Shqipëri. Balaj vendosi të rikthehej në Shqipëri pas 12 viteve, për shkak se luajti për disa vite jashtë vendit. Edhe futbolli në vendet jashtë nuk është aq e lehtë sa mendohet. Konkurrenca jashtë vendin është shumë më e madhe se në Shqipëri.

Sot Vllaznia është në një pozicion shumë afër kreut. Mos të harrojmë se ka akoma ndeshje për të luajtur. Nuk mund ta them kush nga Vllaznitë është më e mirë e Josës apo e Brdaric. Stili ynë i futbollit ishte atraktiv dhe me raste për shënimi gola. Futbolli i Josës është i kontrolluar dhe difensiv. Çdo trajner ka stilin e vet të lojës. Mendoj se Vllaznia duhet të përforcohet me afrimin e një lojtari fantazist. Këtë vit në ekipin e tyre duket sikur mungon ndërtimi i aksionit.

Partizani nuk më ka kërkuar asnjëherë si drejtor sportiv. Nuk kam pasur asnjëherë kontakte me ata. Kontakte kam pasur me dy ekipe në Shqipëri, por nuk mund t’i përmend. Me njërën nga ekipet kam akoma kontakt, por momentalisht jam i fokusuar këtu.

Emocionet që të jep roli i trajnerit në futboll është shumë ndryshe nga të gjitha rolet që unë kam marrë pjesë. Në futboll më e lehtë të marrësh vendime është kur je një lojtar. Nga ana financiare në futboll fiton më shumë në rolin e lojtarit.

Sa për jetesën më të mirë në vendet ku kam jetuar, më duket më mirë në Shqipëri. Çmimet dhe cilësia e produkteve në Shqipëri janë shumë të mira.” – u shpreh Matko Djarmati. /oversport.tv