Djokovic- Berrettini përplasen në çerekfinalet e US Open, kualifikohet edhe Zverev

Matteo Berrettini mbetet tenisti i vetëm që përfaqëson Italinë në këtë edicion të US Open. Tenisti roman ka arritur të mposhtë Oscar Otte 3-1 (6-4, 3-6, 6-3, 6-2) në një takim që zgjati 2 orë e 24 minuta.

Pas 2 vitesh sportisti “axurr” kthehet mes tetë më të mirëve të turneut amerikan. Një sfidë shumë e vështirë e pret numrin 8 të Botës në çerekfinale, pasi përballë do të ketë Novak Djokovic, në një përsëritje e sfidës finale të turneut Wimbledon 2021.

Vazhdon ëndrra e Novak Djokovic për të realizuar Grand Slam-in këtë vit. Numri 1 në Botë është 3 ndeshje larg arritjes historike. Megjithëse i ka dhuruar setin e parë tenistit amerikan Jenson Brooksby, serbi ka fituar tre setet e tjera (6-3, 6-2, 6-2) duke siguruar kështu një vend në çerekfinale.

Edhe Alexander Zverev është kualifikuar mes tetë më të mirëve të US Open, pasi ka mposhtur 3-0 italianin Jannik Sinner. Numri 4 në renditjen e tenisist botëror do të ndeshet në çerekfinale me Lloyd George Harris, i cili mposhti Opelka-n 3-1 në ndeshjen respektive. /Oversport.tv