Djokovic fiton titullin e 10-të në Australian Open dhe rikthehet në vendin e parë në renditjen botërore

Novak Djokovic vazhdon të shkruajë me gërma të arta emrin e tij në historinë e sportit të tenisit. Serbi ka mposhtur në finalen e Australian Open grekun Stefanos Djokovic me rezultatin e pastër 3-0 (6-3, 7-6, 7-6) në një sfidë që zgjati 2 orë e 56 minuta.

Nole fiton titullin e 10-të në karrierë në Australian Open dhe ngjitet në kuotën e 22 Grand Slam-eve të fituar, po aq sa rivali historik Rafael Nadal.

Djokovic ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Australi dhe pas këtij triumfi do të rikthehet sërish në vendin e parë në renditjen botërore të tenisit. / Oversport.tv