Djokovic gjen ngjashmëri me Ibran: Ai është simboli i mentalitetit ballkanas

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, numri një në Botë në renditjen e ATP-së, tenisti Novak Djokovic ka folur për shumë tema: humbjen në US Open, rikthimin me fitore në Masterin e Parisit si dhe çfarë pret nga ATP Finals që do të fillojë këtë fundjavë në Torino.

Mes të tjerash tenisti serb ka folur edhe për mikun e tij Ibrahimovic, që ndonëse ka mbushur 40 vjeç nuk ka ndërmend që të largohet nga fusha e blertë.

“Më pëlqen filozofia e tij: sa më i vjetër bëhem, aq më i ri ndihem. Ai është me të vërtetë simboli i mentalitetit ballkanas: fuqia për të mos u dorëzuar kurrë dhe besimi total në vetvete.

Tek kjo pjesë kam shumë ngjashmëri me të: mentaliteti i kampionit që respekton të tjerët, por që hyn në fushë i vetëdijshëm për cilësitë e tij, që vijnë si pasojë e punës së bërë”, ka thënë Djokovic. /Oversport.tv