Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Australi ku Novak Djokovic ka fituar gjyqin me shtetin australian për anulimin e vizës, ka qenë vetë numri 1 i tenisit që ka thyer heshtjen. Ai postoi një status në Tëitter ku foli mbi këtë ngjarje.
Djokovic tha se ishte shumë i kënaqur edhe mirnjohës që gjykata hodhi poshtë anulimin e vizës nga shteti australian. Pavarësisht gjithçka që ka ndodhur, Djokovic dëshiron të konkurrojë në Australian Open.
Postimi i plotë:
“Jam i kënaqur dhe mirënjohës që gjykata refuzoi anulimin e vizës time. Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, unë dua të qëndroj këtu dhe të përpiqem të konkurroj për Australian Open.
Unë mbetem i fokusuar te synimi im. Fluturova këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme që kemi përpara tifozëve të mrekullueshëm”. /oversport.tv
I’m pleased and grateful that the Judge overturned my visa cancellation. Despite all that has happened,I want to stay and try to compete @AustralianOpen
I remain focused on that. I flew here to play at one of the most important events we have in front of the amazing fans. 👇 pic.twitter.com/iJVbMfQ037— Novak Djokovic (@DjokerNole) January 10, 2022