Djokovic “mbret” i Parisit, mposht Ruud dhe triumfon në Roland Garros

Novak Djokovic është shpallur “mbreti” i Parisit. Tenisti serb ka triumfuar në eventin e Roland Garros për herë të dytë radhazi dhe të tretin në karrierën e tij si tenist.

Djokovic arriti të mposhtë në finale Casper Ruud me rezultatin 3-0 duke fituar tre setet me rezultatet 7-6, 6-3 dhe 7-5. I gjithë takimi ishte nën kontrollin e Noles, i cili arriti të marrë një triumf të shkëlqyer.

Me fitoren e arritur ditën e sotme, tenisti serb bëhet lojtari me më shumë Grand Slam-e në tenisin për meshkuj, me plot 23 të tillë. /oversport.tv

Foto: Roland Garros, Twitter