Djokovic mbreti i Wimbledonit, serbi fiton për herë të 4-t radhazi në Londër

Novak Djokovic konfirmohet si mbreti i padiskutueshëm i Wimbledonit: tenisti serb merr suksesin e 7-të në karrierë në fushën me bar të turneut londinez, të katërtin radhazi.

Finalja kundër Nick Kyrgios nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Djokovic, pasi australiani ka fituar setin e parë 6-4.

Por Nole ka përmbysur gjithçka duke fituar 3 setet  pasardhëse (6-3, 6-4, 7-6). Kampioni në fuqi i Wimbledonit fiton titullin e radhës në Londër si dhe Slamin numër 21 në karrierë. Nadal duhet të trembet, sepse tashmë ka vetëm një titull më shumë se serbi. / Oversport.tv

Foto: Wimbledon Twitter