Novak Djokovic shkruan një tjetër faqe të lavdishme në historinë e tenisit, pasi triumfon në ATP Finals të Torinos dhe fiton këtë turne për herë të gjashtë në karrierë.
Serbi ka mposhtur në finale 2-0 (7-5, 6-3) Casper Ruud dhe mbyll si i pamposhtur javën e tij torineze. Me 1500 pikët e fituara Nole ngjitet në vendin e 5-të në renditjen dhe fiton 4.7 milionë dollarë nga ky turne.
Djokovic fiton në Torino pas 7 vitesh dhe arrin Federer me 6 tituj të fituar në këtë turne. /Oversport.tv
😘🏆@DjokerNole | #NittoATPFinals pic.twitter.com/BcZwccEEF5
— ATP Tour (@atptour) November 20, 2022