Djokovic në Australian Open edhe pa vaksinë: Marchisio nuk i kursen kritikat

Pjesëmarrja e Novak Djokovic, një sportist i pavaksinuar në Australian Open ka hapur shumë polemika. Organizuesit kanë lejuar që serbi të marrë pjesë në turne pavarësisht se njihet si një personazh që është kundër vaksinimit.

Së fundmi kritika për këtë vendim ka edhe ish-mesfushori i Juventusit Claudio Marchisio. Nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale, Marchisio tha se të jesh një nga lojtarët më të fortë në botë sjell privilegje.

Megjithatë, bashkë me privilegjet, për Marchision sjell edhe përgjegjësi të mëdha. Një sulm i hapur ky për Australian Open dhe Djokovic, që aplikoi një standard të dyfishtë për serbin pasi vendi ku do të zhvillohet turneu dhe vetë organizatorët e këtij eventi kërkojnë që sportistët të paraqesin certifikatën e vaksinimit. /oversport.tv