Djokovic në finalen e Wimbledon, Sinner eliminohet në gjysmëfinale nga serbi

Novak Djokovic ka arritur të shkojë në finalen e nëntë të Wimbledon pasi ka mposhtur pa vështirësi tenistin Jannik Sinner. Italiani nuk mundi t’i bëjë dot ballë Noles duke u mposhtur me rezultatin 3-0.

Tenisti serb ishte i shumë i saktë ndaj Sinner duke e mundur këtë të fundit në të tre setet me shifrat 6-3, 6-4 dhe 7-6 e është kualifikuar ku tashmë do ta presë finalja e madhe e Wimbledon.

Pasi arriti të mposhtë në gjysmëfinale tenistin italian, Djokovic do të presë në finale njërin mes Alcaraz ose Medvedev që përballen në gjysmëfinalen tjetër. /oversport.tv

Foto: Wimbledon, Twitter