Djokovic shkatërron Rublev, përcaktohen gjysmëfinalistët e Australian Open

Novak Djokovic mposht lehtësisht rusin Andrey Rublev në çerekfinale dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Australian Open. Serbi ka dominuar totalisht sfidën që e fitoi me rezultatin e pastër 3-0 (6-1, 6-2, 6-4).

Nole merr fitoren e 39-të radhazi në Australi dhe në gjysmëfinale do të ketë përballë Tommy Paul, që mposhti në me rezultatin 3-1 Shelton në çerekfinalen tjetër.

Janë përcaktuar tashmë edhe dy sfidat gjysmëfinale të turneut Australian Open. Djokovic do të sfidojë Paul për një vend në finale, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është përballja Khachanov-Tsitsipas. / Oversport.tv