Djokovic: Shumë shpejt do mësoni nëse do jem në Australian Open

Novak Djokovic ka mbyllur sezonin e tij si numri 1 në renditjen e ATP me një humbje në Kupën Davis. Serbi ka deklaruar se shumë shpejt do të marrë një vendim në lidhje me prezencën e tij në Australian Open.

Tenisti, që ka arritur kuotën e 20 Slameve të fituara në karrierë, po aq sa Roger Federer e Rafael Nadal, është akoma në dyshim për turneun australian, pasi organizatorët kanë vendosur që vetëm sportistët e vaksinuar mund të marrin pjesë në eventin që do të zhvillohet nga 17 deri në 30 janar të vitit 2022.

34-vjeçari ka refuzuar të tregojë nëse është vaksinuar apo jo. “E kuptoj që doni përgjigje se ku dhe kur do të nis sezonin e ri, por të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja. Nuk mund t’iu them një datë fikse, por sigurisht që Australian Open do të vijë shumë shpejt, prandaj do ta merrni vesh shumë shpejt.

Do të mundohem që të shfrytëzoj ditët e ardhshme për të rikuperuar, pushuar dhe për të harruar tenisin. Jam shumë i lodhur nga ky sezon dhe nga gjithë ky vit”, ka thënë Djokovic, që ka fituar 9-të herë në Melburn. /Oversport.tv