Djokovic vazhdon marshimin në US Open, Medvedev e pret në finale

Nuk mjafton një Alexander Zverev në superformë për të ndalur Novak Djokovic, që shkon në finalen e US Open dhe është vetëm një ndeshje larg realizimit të Grand Slam-it.

Numri një i Botës ka mposhtur në një sfidë me 5 sete (4-6, 6-2,6-4,4-6,6-2) tenistin gjerman dhe tashmë do të përballet me Daniil Medvedev në finalen e madhe të turneut mbrëmjen e së shtunës.

Pavarësisht lojës së bukur, Zverev nuk ka mundur të ndalë serbin, që vazhdon të tregojë se është më i miri i këtij sporti.

Finalja e US Open vë përballë numrin 1 dhe numrin 2 në renditjen botërore të tenisit. Nëse kalon me sukeses edhe pengesën e fundit me emrin Medvedev, Novak Djokovic do të hyjë në histori.

34 vjeçari serb do të luajë nesër ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij sepse fitorja e këtij edicioni të US Open do të ishte turneu i 21-t i fituar, si askush tjetër më parë, sepse rivalët legjendarë Federer dhe Nadal kanë fituar vetëm 20 Slam-e.

Ndërsa qershia mbi tortë do të ishte realizimi i Grand Slam-it, fitimi i të katërt turneve të rëndësishëm (Australian Open, US Open, Roland Garros dhe Wimbledon) në të njëtin vit. /Oversport.tv