Djokovic vuan pasojat e mos vaksinimit, Peugeot: Ndalim sponsorizimin

Novak Djokovic vazhdon që të paguajë pasojat e vendimit të tij që të mos vaksinohet kundër covid 19. Pasi u përzu nga Australia për shkak të pozicionit të tij kundër vaksinës, tashmë edhe sponsorët po braktisin tenistin serb.

Sot ka ardhur zyrtarizimi nga Peugeot, që i ka dhënë fund një bashkëpunimi që zgjaste që nga viti 2014. “Nuk do të vazhdojmë me sponsorizimin e Djokovic”, ka thënë administratori i deleguar i Stellantis, Carlos Tavares.

Rënia e imazhit të kampionit serb ndihet edhe jashtë fushës dhe ka filluar të prekë edhe portofolin e tij. Nole ka humbur zyrtarisht një nga 4 sponsorat e tij kryesorë. Në fund të vitit 2021 Djokovic ishte atleti i 46-të më i paguar i planetit sipas Forbes. / Oversport.tv

Foto: Novak Djokovic Facebook