Do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës, Sergio Ramos merr vendimin për të ardhmen

Mes Arabisë Saudite, Amerikës dhe një rikthimi të mundshëm në shtëpi, duket se Sergio Ramos e ka zgjedhur se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Me shumë mundësi ish-mbrojtësi i Real Madridit do të transferohet tek Inter Miami.

Ramos pritet t’i bashkohet kështu shokut të tij të skuadrës Lionel Messit i cili ka firmosur tashmë një kontratë me klubin e David Beckham. Megjithatë, mbrojtësi spanjoll ende nuk e ka marrë një vendim final.

Në ditët në vijim pritet që Ramos të marrë edhe vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Një rol të rëndësishëm ka edhe familja e cila preferon më shumë Inter Miamin ose një rikthim në vendlindje dhe jo Arabinë Saudite. /oversport.tv