“Do të blej Manchester United”, Elon Musk shpjegon deklaratën e tij

Elon Musk ka bërë për pak kohë tifozët e Manchester United të ëndërrojnë se ai do të jetë pronari i ri i “Djajve të Kuq”. Me anë të një postimi në Twitter, CEO i Tesla dhe SpaceX ka thënë se ai do të blejë anglezët e Manchester United.

Një postim që ka zgjuar interesin e shumë sportdashësve dhe sidomos të tifozëve të Manchester United. Megjithatë ka qenë vetë personi më i pasur në botë që ka treguar se deklarata ishte thjesht në formë shakaje.

I pyetur nëse do të blejë vërtetë Manchester United, Musk u përgjigj: “Jo, kjo është e gjitha një shaka. Unë nuk do të blejë asnjë klub sporti”, tha qartazi Elons Musk. /oversport.tv