“Do të jeni lojtari i 12-të”, Barcelona i bën thirrje tifozëve për sfidën ndaj Interit

Pas një jave, Barcelona do të presë në Camp Nou Interin në sfidën më vendimtare për të kaluar grupet e Champions League. Pas sfidës në “Giuseppe Meazza” ku triumfuan zikaltrit mes polemikash, tashmë Barcelona ka nevojë për një fitore në shtëpi.

Kështu, vetë katalanasit i kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më shumë të pranishëm në sfidën e kthimit ndaj Interit. “Të mërkurën e ardhshme ju do të jeni njeriu i 12-të”, shkruhej në postimin e Barcelonës.

Interi dhe Barcelona bëjnë pjesë në grupin C të Champions League së bashku me Bayernin dhe Viktoria Plzen. Pas tre ndeshjesh të luajtura, Bayerni ndodhet në vendin e parë me pikë të plota, ndërsa Interi në vendin e dytë me 6 pikë, ndjekur më pas nga Barcelona me 3. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter