“Do të shkojmë në Superiore”, flet Dede: U riktheva në shtëpi, tani pres vetëm goditje “big”

Nevil Dede është i bindur, Elbasani i tij do të shkojë në “Abissnet Superiore” sezonin e arshshëm. Fjalët e trajnerit të ri të verdhebluve u paraqitën në një postim në rrjetet sociale të klubit, ku Dede shprehet se është rikthyer në shtëpi dhe se në këtë moment pret vetëm goditje “big”.

“Ende nuk e kam nisur punën. Momentalisht jam i fokusuar tek merkato dhe jo tek fusha. Po rikthehem në shtëpinë time!”

MERKATO- “Janë 9 rinovime nga sezoni i kaluar dhe do të afrohet 5-6 elementë nga akademia pasi do t’i jepet rëndësi edhe prodhimit të brendshëm. Baza e ekipit është formuar ndaj tani presim vetëm goditje “big”.

OBJEKTIVI- “Po e them përsëri, ne do të shkojmë në Superiore”, shprehet ndër të tjera trajneri i Elbasanit, Nevil Dede. /oversport.tv