Doka super në Kroaci, në formacionin e yjeve bashkë me “djallin” Çokaj

Mirlind Daku ishte vendimtar për Osijek, duke shënuar golin e avantazhit në fitoren kundër Lokomotiva Zagreb, por në formacionin më të mirë të javës është përfshirë një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për Enis Çokajn, i cili në minutën e 93-të u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo nuk ka ndikuar aspak te vlerësimi për të.

Mesfushori i kombëtare shqiptare ka marrë një vlerësim të lartë, 8, nga Sofascore, dhe është mes 11 yjeve të javës në Kroaci.

Në këtë formacion është edhe një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare, me të njëjtin vlerësim si Çokaj. Ai është mbrojtësi Albi Doka, i cili luajti 90 minuta në fitoren në transfertë kundër Hrvatski Dragovoljac dhe asistoi në golin trepikësh të skuadrës së Gorica. / oversport.tv