Domenicali i magjepsur nga Mick Schumacher: Është gati për Ferrarin

“Sponsorizim” luksi dhe përgjegjësi e madhe. Mick Schumacher nuk ka impresionuar shumë në sezonin e tij të debutimit në Formula 1. Megjithatë, nuk mendon kështu Stefano Domenicali, CEO i Formula 1, i cili tha gjatë një interviste se Mick Schumacer e ka impresionuar dhe ai do të ishte perfekt për Ferrarin.

“Mick po ecën shumë mirë. Sigurisht, në vitin 2021 ai nuk kishte një makinë që mund të testonte cilësitë e tij. Unë me të vërtetë shpresoj që Haas i ri do t’i japë atij një shans për të treguar talentin e tij. Unë kam pasur privilegjin të punoja me babain e tij te Ferrari.

Dhe me siguri Mick në timonin e kokëkuqes në garë do të ishte një perspektivë e jashtëzakonshme për të ardhmen. Me Leclerc dhe Sainz, Ferrari aktualisht ka dy pilotë fantastikë dhe ende të rinj. Por nëse Mick-ut i jepet një shans, do të jetë në gjendje ta kapë”.

DUELI HAMILTON-VERSTAPPEN-  “Sigurisht që shpresoj që dueli i tyre do të vazhdojë. Në vitin 2021 Max dhe Lewis kanë sjellë shumë interes rreth Formula 1. Por shpresoj që edhe pilotët e tjerë të mund të hyjnë në garën për titull. Gjithçka varet nëse makinat e reja do t’u japin atyre mundësinë për të luftuar për fitore në garat e caktuara dhe në garën për titull.” /oversport.tv