Domenico Berardi: 100 golat s’duhet të më frenojnë! Tani luaj më lirshëm

Sassuolo triumfoi kundër Spezia, në një ndeshje që u transmetua në Oversport për Shqipërinë e Kosovën. Në këtë duel spikati sulmuesi Domenico Berardi, i cili kapi shifrën e 100 golave në Serie A në ndeshjen e tij të 300-të.

Pas ndeshjes, sulmuesi për DAZN u shpreh: “Nuk e dija se fanella e festës ishte gati. I falënderoj punonjësit e magazinës, që besuan se do e arrija. doja t’i arrija 100 gola dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

Berardi vitet e fundit po shënon më shumë dhe ai tregon edhe sekretin: “Jam bërë më i vetëdijshëm për cilësitë e mia, luaj më i mirë mendërisht. Më parë isha më i bllokuar. Më duhet të vazhdoj kështu dhe të përmirësohem edhe më shumë”.

“Të jesh në nivelin e Belotti dhe Gilardino që janë sulmues qendror, do të thotë se kam punuar shumë. Duhet të vazhdoj kështu, ky është një objektiv që duhet të më ndalojë. Duhet të shkoj më tej. objektivi i radhës? Të shënoj 101 gola”, përfundoi Berardi. / oversport.tv

Foto: U.S. Sassuolo, Twitter