Dominim i City, Guardiola dhe Sterling më të mirët e muajit dhjetor

Raheem Sterling ka fituar çmimin “lojtari i muajit dhjetor” në Premier League. Sulmuesi anglez, që ishte në listën e largimeve të Manchester City, ka treguar vlerat e tij gjatë muajit të fundit të vitit 2021, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë një asist për shokët e tij.

Ky është çmimi i tretë “Lojtari i muajit” në karrierë dhe sulmuesi merr një trofe që mungonte që nga nëntori i vitit 2018.

Ndërsa trajneri i tij, Pep Guardiola ka fituar çmimin “trajneri i muajit dhjetor” në Premier League. 7 fitore në kampionat dhe 24 gola të shënuar gjatë muajit dhjetor, rezultate që kanë ngjitur Manchester City në krye të renditjes, kanë qenë vendimtare në këtë vlerësim. / Oversport.tv