Dominim i Red Bull në Abu Dhabi, Verstappen niset i pari në garën e fundit

Formula 1 është zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku do të zhvillohet dhe gara e fundit e këtij sezoni. Janë mbajtur sot ndërkohë provat zyrtare ku kampioni i botës Max Verstappen ka regjistruar kohën më të shpejtë dhe ka arritur një tjetër “Pole Position”.

Piloti holandez do të niset nga vendi i parë në garën e nesërme, ndërsa pas tij do të Sergio Perez dhe Charles Leclerc. Pas pilotit të Ferrarit do të niset shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz.

Dy pilotët e Marcedes, Lewis Hamilton dhe George Russell janë renditur në vendin e pestë dhe të gjashtë, të ndjekur nga një tjetër pilot anglez, Lando Norris. Top10 në Abu Dhabi ndërkohë mbyllet nga Esteban Ocon, Sebastian Vettel dhe Daniel Ricciardo. /oversport.tv