Dominim verdheblu, AF Elbasani ngjitet mes rekordesh në Kategorinë e Dytë

AF Elbasani është shpallur sot zyrtarisht kampion i Kategorisë së Tretë. Skuadra verdheblu ka mposhtur 5-1 Delvinën në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe tashmë është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Dytë.

Skuadra e tekniku Gentian Stojku ka dominuar këtë kategori pasi nuk pësoi asnjë humbje gjatë kampionatit, madje arriti të grumbullojë 40 pikë nga 42 të mundshmet (vetëm një barazim).

Djemtë verdheblu shënuan plot 86 gola në kampionat dhe pësuan vetëm 4 të tillë. AF Elbasani tregoi që në ditët e tij të para se nuk është për këtë kategori dhe me meritë është ngjitur në Kategorinë e Dytë.

Objektivat e klubit janë të mëdha dhe synimi është rikthimi i Elbasanit të madh në elitën e futbollit shqiptar. / Oversport.tv