Dominon Kaliningrad, i shkakton humbjen e parë Developres Rzeszowt

Lokomotiv Kaliningrad triumfon 3-0 në shtëpi përballë skuadrës polake të Developres Rzeszów në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në CEV Champions League. Volejbollistet ruse ishin më të sakta, dominuese dhe në udhëheqje të këtij takimi përgjatë të 3 seteve të zhvilluara.

I pari ishte më i luftuari me skuadrën polake që në fund të këtij seti të parë, barazoi 3 herë ruset, duke zhvlerësuar mundësinë për set point, mirëpo deri në fund ishin vendaset që triumfuan me rezultatin 28-26, përgjatë 33 minutave lojë.

Në setin e dytë, ruset e nisin mjaft mirë me udhëheqje përgjatë gjithë kohës. Dominimi ishte edhe më i madh teksa në shifrat 25-19 e çojnë në 2-0 këtë takim.

Atëherë kur pritej edhe një reagim nga skuadra polake, është ekipi vendas që ja del të dominojë dhe administrojë përgjatë 26 minutave. Deri në fund, është skuadra e Lokomotiv Kaliningrad që triumfon me rezultatin 25-18 dhe krejt takimi me rezultatin 3-0 përballë Developres Rzeszów, duke i shkaktuar humbjen e parë kësaj të fundit në CEV Champions për këtë edicion.

Në përfundim të këtij takimi, skuadra ruse barazon në kryesim atë polake, teksa bashkëkryesojnë me 13 pikë në grupin A. /oversport.tv

Foto: Cev.eu