Doncic i pandalshëm në fitoren ndaj Warriors, triumfojnë edhe Clippers e Knicks

Luka Doncic merr për krahu ekipin e tij Dallas Mavericks dhe e udhëheq drejt fitores ndaj Goldes State Warriors në një sfidë spektakolare. Ndeshja përfundoi në shifrat 116-113, ndërsa basketbollisti slloven ishte lojtari që spikati më shumë në këtë ndeshje. Doncic plotësoi një tripledouble pas 41 pikëve të realizuara, 12 topave në tabelë dhe 12 asist.

Nga ana tjetër Steph Curry nuk mund të bëjë asgjë për të shmangur humbjen edhe pse realizon 32 pikë.

New York Knicks arrijnë një fitore të thellë përballë Detroit Pistons me 30 pikë diferencë. Në sfidën që përfundoi 140-110, Julius Randle me 36 pikë, 7 rebound e 5 asist ishte lojtari që shkëlqeu më shumë.

Fitojnë sërish edhe Los Angeles Clippers që mposhtin Portlan Trail Blazers me rezultatin 118-112. Edhe pse lojtarët e Blazers, Simons me 37 pikë dhe Grant me 32 janë ata që realizojnë më shumë në këtë takim, Clippers triumfon falë performancës së mirë dhe konstante të të gjithë grupit, udhëhequr nga Powell. /oversport.tv

Foto: NBA.com/Stats, Twitter