Doncic nuk mjafton për Dallas, Warriors tregon forcën me përmbysje

Golden State Warriors hedh një hap më shumë drejt finales së madhe të NBA pasi ka mposhtur në finalen e konferencës perëndimore  Dallas Mavericks me rezultatin 126-117 duke e çuar serinë e ndeshjeve në 2-0. Performanca fantastike e Luka Doncic nuk mjaftoi për Dallas që të dilte me fitore nga ky takim edhe pse e nisi lojën shumë mirë.

Në të gjithë pjesën e parë, Dallas ishte më mirë se Warriors duke vendosur edhe një diferencë të konsiderueshme pikësh. Doncic me shokë arritën të shkëputeshin në 7 pikë në periodën e parë, ndërsa në periodën e dytë e thelluan edhe më shumë duke shkuar në +14 ndaj Warriors.

Megjithatë, në pjesën e dytë të lojës, Warriors u tregua më i organizuar dhe lojtarës shumë herë më të saktë përpara koshit. Ata arritën të përmbysnin gjithçka, ndërsa fillimisht ngushtuan diferencat në dy pikë në periodën e tretë.

Në periodën finale, Warriors ishte dukshëm më superior dhe arriti të përmbyste sfidën duke e mbyllur takimin në +9, në shifrat 126-117. Kështu Luka Doncic edhe pse realizoi më shumë se kushdo tjetër në këtë takim, nuk ia doli dot të shmangte humbjen për ekipin e tij. 42 pikë 5 rebound e 8 asist për basketbollistin slloven, që u ndihmua gjithashtu nga Jalen Brunson me 31 pikë, 7 rebound e 5 asist.

I përhershmi Steph Curry ishte lojtari që shkëlqeu më shumë për Warriors me 32 pikë, 5 asist e 8 topa në tabelë. Zhvilluan një ndeshje të mirë edhe Jordan Poole dhe Kevon Looney që realizuan respektivisht nga 23 dhe 21 pikë secili. /oversport.tv

Foto: NBA, Twitter