Dortmundi ruan hapin dhe i bën presion Bayernit pas fitores 4-2 ndaj Union Berlinit. Një tjetër sfidë ku Erling Haaland ishte protagonist kryesor me dy gola, duke udhëhequr ekipin e Marko Rose drejt një fitoreje të lehtë në start, por që u ndërlikua në fund.
Që në pjesën e parë Dortmundi shënoi dy gola me Guerreiro në minutën e 10-të dhe Haaland në minutën e 24-të, duke tronditur Union Berlinin.
Për të konfirmuar pasditen e errët mendoi Friedrich, i cili shënoi në portën e tij duke e çuar rezultatin në 3-0. Gjithsesi sfida mund të ndryshonte rrënjësisht kur Kruse me penallti dhe Voglsammer në minutën 81-tw trembën Dortmundin.
Vetëm 2 minuta zgjati kjo situatë, pasi “vrastari” Haaland shënoi sërish duke i mbyllur llogaritë e sfidës dhe për t’i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij. Pas 5 javësh, Dortmundi ka 12 pikë dhe renditet pas Bayernit që ka 13 pikë.
Në ndeshjen tjetër të Bundesliga, Leverkusen ka fituar 1-3 ndaj Stuttgart në transfertë, me golat e Andrich, Schick dhe Wirtz. Kështu “Aspirinat” renditen në vendin e katërt të kampionatit, me 10 pikë të grumbulluara. / oversport.tv
BUNDESLIGA – JAVA 5
Stuttgart-Bayer Leverkusen 1-3
Shwnues: Mangala 38’ / Andrich 2’, Schick 19’, Wirtz 70’
Borussia Dortmund-Union Berlin 4-2
Shwnues: Guerreiro 19, Haaland 24’, 83’, Friedrich (aut.) 52’ / Kruse (pen.) 57’, Voglsammer 81’
/ oversport.tv