“Dora e fundit” në turin e parë, Dinamo-Erzeni është finale për kualifikimin

Kupa e Shqipërisë përmbyll sot turin e parë dhe në program janë katër ndeshjet e mbetura. Sytë janë nga Dinamo-Erzeni, me blutë që duan të përmbysin humbjen e parë dhe të kualifikohen për të zhvilluar më pas derbin me Tiranën.

Kjo ndeshje, sikurse edhe të tjerat, do të luhet në orën 13:30. Besëlidhja-Burreli është e hapur, pasi dueli i parë në “Liri Ballabani” ka përfunduar në barazim pa gola.

Bylisi do kërkojë të konfirmohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi Orikun e ka mundur në ndeshjen e parë, sikurse ka bërë edhe Tomori me Lushnjën dhe dueli i sotshëm pritet të jetë formalitet.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

GRUPI A
Korabi-Teuta
Partizani-Besëlidhja/Burreli
Tirana-Dinamo/Erzeni
Skënderbeu-Bylisi/Oriku

GRUPI B
Pogradeci-Vllaznia
Laçi-Tomori/Lushnja
Kastrioti-Flamurtari
Kukësi-Egnatia

/ oversport.tv