Dorëhiqet presidenti i Premier Ligës, Hoffman: Momenti i duhur për të ikur

Gary Hoffman, presidenti i Premier Ligës, ka vendosur që të përfundojë mandatin e tij më janar të vitit 2022.

Drejtuesi ka deklaruar: “Ishte një privilegj që të drejtoja Premier ligën në dy sezonet e fundit, kur shpirti i futbollit anglez ishte më i rëndësishëm se kurrë. Tani kam vendosur se ka ardhur momenti i duhur për të dalë mënjanë dhe ti jap mundësinë drejtuesve të rinj që të udhëheqin ligën në fazë e saj të ardhshme”.

Faqja zyrtare e Premier Ligës ka shtuar: “Drejtoi Ligën në periudhën më të vështirë të historisë së saj dhe e la në një pozicion më të fortë se kurrë”. Tani do të ndërmerren hapat e nevojshme që të zgjidhet presidenti i ri i Premier Ligës. / Oversport.tv