Dorëzohen dy të parët te Bayern, edhe Kimmich po mendon të vaksinohet

Çështja e vaksinimit të Bayern Munich po merrte përmasa të mëdha, por duket se tashmë po vjen edhe zgjidhja.

Dy prej lojtarëve, sipas asaj që shkruan Kicker, e kanë bërë dozën e parë të vaksinës anti-covid. Bëhet fjalë për Serge Gnabry dhe Jamal Musiala.

Nga ana tjetër Bild shkruan se edhe Joshua Kimmich dhe Michael Cuisance po e marrin seriozisht në konsideratë që ta bëjnë vaksinën.

Me gjasa më pas edhe sulmuesi Eric-Maxim Choupo-Moting do të bentë të njëjtin veprim. Pjesa tjetër e skuadrës është vaksinuar. / oversport.tv