Tani tifozët në Brazil duhet të dorëzohen. Me fitoren ndaj Lituanisë, Italia hyri definitivisht në histori me rezultatin e tyre 37 ndeshje pa humbje radhazi. Rekordin Italia e kishte arritur që me barazimin kundrejt Zvicrës, por mediat në Brazil nuk ishin dakord me këtë gjë.
Këtë ecuri kombëtarja italiane e nisi në vitin 2018 me barazimin në miqësore kundrejt Ukrainës dhe vazhdon deri tani në vitin 2021.
Italianët kanë zhvilluar deri tani 37 ndeshje, ku 30 janë fitore dhe 7 barazime në të gjitha kompeticionet si Euro 2020, kualifikueset e Botërorit dhe Europianit etj.
Por para ndeshjes ndaj Lituanisë, disa media braziliane nuk ishin dakord me rekordin e Italisë.
Ata pretendonin që rekordin e mbante Brazili me 36 ndeshje pa humbje, duke përfshirë dhe ndeshjen e Brazilit ndaj Rumanisë B të 1995, që përfundoi në barazim.
Por me këtë fitore dhe mediat braziliane u dorëzuan. Tani rekordi i Italisë nuk kundërshtohet nga asnjë dhe italianët vazhdojnë me synimin për të thelluar rekordin. / oversport.tv