Dorëzohet Manchester United, Paul Pogba largohet i lirë në fund të sezonit

Duket se Manchester United është i gatshëm që të humbasë me parametër zero Paul Pogba në merkaton e verës së ardhshme.

Sipas asaj që shkruan “ESPN”, duket se tashmë “djajtë e kuq” janë dorëzuar, mesfushori francez nuk do të rinovojë kontratën dhe do të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. Pogba ka refuzuar të gjitha ofertat që klubi i ka bërë për rinovimin e kontratës, që skadon në qershor të vitit 2022.

Sipas “ESPN” marrëdhënia mes Manchester United dhe francezit është drejt përfundimit. Klubi anglez ka kuptuar se asnjë klub tjetër nuk do të vijë me një ofertë zyrtare në merkaton e janarit, prandaj ka pranuar idenë se do të humbasë lojtarin me parametër zero në përfundim të kontratës së tij.

Të interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit janë Real Madrid, PSG dhe Juve, që mund ta kënaqin francezin duke i ofruar një super-pagë. /Oversport.tv