Dorna paralajmëron Suzukin: Nuk mund të largohesh pa marrëveshje

Shoqëria që organizon Kampionati Botëror të MotoGP, “Dorna” ka dhënë një përgjigje për sa i përket largimit të skuderisë Suzuki në fundin e këtij sezoni. Ata kanë paralajmëruar japonezët se nuk mund të largohen pa arritur fillimisht një marëveshje me organizuesit e këtij eventi.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare ata thanë se “Kontrata nuk parashikon largime nga botërori në mënyrë të njëanshme. Nëse ne biem dakord, do të vendosim më pas edhe për numrin ideal të pjesëmarrësve, ndërsa shumë ekipe të tjera janë të interesuara të marrin pjesë”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e “Dorna”.

Kështu organizuesit e kopeticionit kanë paralajmëruar Suzukin për largimin e tyre nga bota e MotoGP, ndërkohë që njëkohësisht kanë treguar edhe interesimin e madh që kompanitë e tjera kanë për të hyrë në këtë kompeticion. Në rast se konfirmohet largimi i skuderisë japoneze, atëherë dy pilotët Joan Mir dhe Alex Rins.

Nëse për kampionin e botës në vitin 2020 pritet një e ardhme te Honda së bashku me Marc Marquez, për Rins është një tjetër histori. Ende nuk dihet se ku do të shkojë Rins, por sipas mediave të huaja, ai pritet të ulet në një motor të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. /oversport.tv

Foto: Team Suzuki Ecstar, Facebook