Dortmund eliminohet me turp nga kupa, skualifikohet edhe Mainz e Koln

Borussia Dortmund është eliminuar me turp nga Kupa e Gjermanisë pasi u mposht nga modestët e St.Pauli me rezultatin 2-1. Vendasit gjetën një gol të hershëm në minutën e katërt me anë të Amenyido. Më pas Witsel komplikoi gjithçka pasi shënoi edhe një autogol që e çoi rezultatin në 2-0.

Goli i Haaland nuk mjaftoi për Dortmund që të niste një përmbysje të madhe, duke u skualifikuar nga Kupa nga ekipi i kategorisë së dytë.

Edhe Mainz nuk është kualifikuar më tej pasi u mposht nga Bochum me rezultatin 3-1. Edhe pse e gjetën golin të parët me anë të Onisiwo, Bochum ia doli të përmbyste gjithçka. Dy herë Pantovic dhe një herë Lowen mjaftuan që Bochum të kalonte në fazën tjetër.

Në ndeshjet e tjera, Karlsruher u kualifikua në fazën tjetër pasi mposhti minimalisht Munich 1860 me rezultatin minimal 1-0. Hamburger nga ana tjetër, iu fal penalltive për të kaluar më tej në këtë kompeticion. Minutat e rregullta përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në minutat shtesë, Gltazel dhe Modeste shënuan golat respektivë për ekipet e tyre. Penalltitë përfunduan me rezultatin 4-3. /oversport.tv

KUPA E GJERMANISË (1/8 e finaleve)
St. Pauli-Borussia Dortmund 2-1
Shënues:
Amenyido 4’, Witsel (autogol) 40’ / Haaland 58’

Bochum-Mainz 3-1
Shënues:
Pantovic 56’, 59’, Lowen 80’ / Onisiwo 36’

Munich 1860- Karlsruher 0-1
Shënues:
Wanitzek 69’

Koln-Hamburger 1-1 (3-4) pen
Shënues:
Modeste 120+1’ / Gltazel 92’