Borussia Dortmund fluturon drejt kreut, Freiburg nuk njeh humbje

Janë luajtur ndeshjet e drekës në javën e 7 të Bundesliga ku Dortmund është rritkhyer tek fitorja pas humbjes kundër Borussia Monchengladbach. Kështu të verdhët korrën një fitore 2-1 ndaj Augsburg duke rritur presionin ndaj Bayern Munich në luftën për titull. Golat e Guerreiro dhe Brandt mjaftuan për Dortmund për të shtuar edhe 3 pikë në tabelën e renditjes.

Fitore ka aritur edhe Freiburg duke konfirmuar dhe njëherë se fillimi fantastik i këtij sezoni nuk është rastësi. Fitorja 2-1 ndaj Hertha Berlin ishte e katërta në këtë sezon për Freiburg i cili mbetet ende i pamposhtur në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.

Wolfsburg ka pësuar humbjen e dytë rradhazi, kësaj here në fushën e vet ndaj Borussia Monchengladbach me rezultatin 3-1.

Në ndeshje të tjera Stuttgart ka mundur Hoffenheim me rezultatin 3-1 duke barazuar në pikë këta të fundit.

 

Bundesliga- Java 7
Borussia Dortmund-Augsburg 2-1
Golat: Guerreiro 10’, Brandt 51’/ Zeqiri 35’

Hertha Berlin-Freiburg 1-2
Golat: Lienhart 17’, Petersen 78’/ Piatek 70’

Stuttgart-Hoffenheim 3-1
Golat: Kempf 18’, Mavropanos 60’, Massimo 81’/ Bruun Larsen 84’

Wolfsburg- Borussia Monchengladbach 3-1
Golat: Embolo 5’, Hofmann 7’, Scally 90+5’/ Waldschmidt 25’

/oversport.tv