Dortmund “gjahtari” i talenteve, nga Anderlecht vjen ylli i ri i futbollit belg

Borussia Dortmund vazhdon të besojë te talentet e reja dhe ka mbyllur me sukses transferimin e një ylli të ri që po lind në futbollin belg.

Klubi gjerman ka arritur marrëveshjen me Anderlechtin për të transferuar në Bundesligë anësorin e majtë Julien Duranville. Për kartonin e 16-vjeçarit verdhezinjtë do të paguajnë në arkat e klubit belg 8.5 milionë euro plus 3 milionë të tjera bonuse.

Lojtari pritet që nesër të udhëtojë drejt Gjermanisë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën që do ta lidhë me Borussia Dortmund deri në vitin 2027. / Oversport.tv