Dortmund gjen zëvendësuesin e Haller, mungon vetëm firma e bomberit të Kolnit

Sebastien Haller vuan nga një tumor në testikuj, ndërsa disa ditë më parë kreu edhe një operacion i cili u realizua me sukses, por rikthimi i sulmuesit në fushën e blertë kërkon një kohë relativisht të gjatë, të paktën 4-5 muaj.

Prandaj drejtuesit e Borussia Dortmund janë futur sërish në merkato për të përforcuar repartin e avancuar. Sipas “Sport Bild” klubi gjerman ka gjetur zëvendësuesin e Haller.

Do të jetë Anthony Mbu Agogo Modeste ai që do të luajë në sulmin e Dortmundit këtë sezon. Është arritur marrëveshja dhe lojtari pritet që të firmosë kontratën me klubin verdhezi pas një sezoni të shkëlqyer me Koln, ku shënoi 23 gola në 35 ndeshje të luajtura. / Oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Twitter