Dortmund “manita” ndaj Freiburg, Haaland makineri golash

Borussia Dortmund i ka dhënë një shuplakë të fortë skuadrës së Freiburg, duke e mposhtur me rezultatin 5-1 dhe tani numëron tre pikë më pak se Bayern Munich.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar dy gola me Meunier brenda 30 minutave të para. Haaland i dha një tjetër goditje Freiburg në shtesën e pjesës së parë.

Freiburg, që po bën një sezon të mirë sivjet, realizoi golin e vetëm me Demirovic. Dortmund e mori sërish skenën, duke realizuar me Haaland të katërtin dhe të pestin gol me Dahoud. Për norvegjezin kjo është ndeshja e tetë radhazi që shënon gol.

Dortmund – Freiburg 5-1
Meunier 14′, 29′, Haaland 45+1′, 75′, Dahoud 86’/ Demirovic 61′

/ oversport.tv