Dortmund mund Mainz dhe merr kreun, ngecin Leipzig dhe Monchengladbach

Janë luajtur ndeshjet e kësaj të shtune në Bundesliga me Borussia Dortmund që e shikon veten në krye të renditjes në pritje të sfidës Bayer Leverkusen-Bayern Munich.

Kështu, Dortmund ka likujduar Mainzin me rezultatin 3-1. Ishte Marco Reus që hapi siparin e golave që në fillim të takimit duke shënuar një gol në kufijtë e zonës. Ndeshja vazhdoi të fliste për Dortmund por pa mundur dot të dyfishojë ndeshjen në gjatë pjesës së parë. Për të thelluar rezultatin mendoi Erling Haaland që realizoi me 11 metërsh duke e çuar rezultatin në 2-0. Burkardt ngushtoi rezultatin në 2-1 duke rihapur takimin por i përhershmi Haaland vulosi rezultatin në 3-1 në fundin e takimit.

Ndërkohë, Freiburg po vazhdon ecurinë pozitive në këtë sezon duke marrë një pikë ndaj Leipzig. Rezulatiti 1-1 e mban Freiburg në vend të katërt të renditjes. Golit të Forsberg në pjesën e parë ju përgjigj Jeong Woo-Yeong për të shënuar golin e parë të vendasve dhe të fundit të takimit.

Fitore ka arritur edhe Union Berlin ndaj Wolfsburg me rezultatin 2-0 duke kaluar këta të fundit në renditjen e përgjithshme. Golat e Awoniyi dhe Becker i mjaftuan kryeqytetasve për të marrë tre pikët ndërkohë që Wolfsburg edhe pse pati disa raste të pastërta për shënim nuk mundi dot ta çonte topin në rrjetë.

Në ndeshje të tjera Hertha Berlin ka gjetur një fitore në trasnfertë ndaj Eintracht Frankfurt 2-1, ndërsa Bochum ka marrë tre pikë të rëndësishme për mbijetësë. Fitorja me rezultatin minimal ndaj një rivali direkt si Greuther Furth, I japin më shumë shpres për qëndrimin në Bundesliga. Ndërkohë, Monchengladbach është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Stuttgart. /oversport.tv

BUNDESLIGA- JAVA 8
BORUSSIA DORTMUND-MAINZ 3-1
Shënues: Reus 3’, Haaland 54’ (pen), 90+4’/ Brukardt 87’

EINTRACHT FRANKFURT-HERTHA BERLIN 1-2
Shënues: Paciencia 78’/ Richter 7’, Ekkelenkamp 63’

FREIBURG-RB LEIPZIG 1-1
Shënues: Forsberg 32’ (pen)/ Jeong Woo-Yeong

GREUTHER FURTH-BOCHUM 1-0
Shënues: Losilla 80’

UNION BERLIN-WOLFSBURG 2-0
Shënues: Awoniyi 49’, Becker 83’

BORUSSIA MONCHENGLADBACH-STUTTGART 1-1
Shënues: Mavropanos 15’/ Hofmann 42’