Dortmund ofertë të re për Haaland, Mino Raiola “rreh” shumë lart

50 milion euro është paga që tenton t’i sigurojë sulmuesit Erling Haaland Mino Raiola, duke përfituar nga klauzola 75 milion euro që e lë të lirë norvegjezin verën e ardhshme.

Është e kuptueshme që çdo klub do e merrte goleadorin nën vlerën e tregut dhe normalisht menaxheri i njohur do tentojë të marrë komision dhe të sigurojë pagë të lartë për Haaland.

BILD nga ana tjetër zbulon edhe planin e Borussia Dortmund, që do tentojë të bindë duke i ofruar një pagë më të lartë për ta mbajtur edhe sezonin e ardhshëm.

Aktualisht Haaland përfiton 8 milion euro në sezon te klubi gjerman, që po mendon t’i ofrojë 15 milion euro neto. Mbetet të shihet nëse Raiola dhe Haaland do ta pranojnë propozimin e gjermanëve.

Dortmund e ka blerë sulmuesin nga RB Salzburg për 45 milion euro dhe pjesën më të madhe, 25 milion, e kanë marrë në formë komisioni menaxheri Raiola dhe babai i Haaland. / oversport.tv