Dortmund zyrtarizon menjëherë pasuesin e Haaland, blen Adeyemi nga Salzburg

Shitja e Erling Haaland jep një efekt domino te Borussia Dortmund. Pas zyrtarizimit se sulmuesi norvegjez ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn, Dormtund ka zyrtarizuar edhe pasuesin e tij.

Do të jetë Karim Adeyemi ai që do të veshë fanellën e Dormtund në vend të Haaland. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.

Në të thuhej se Adeyemi ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë lidhur me Dormtund deri në vitin 2027. Ai afrohet kështu me gjermanët pas shumë muajsh negociata me Salzburgun. /oversport.tv

Foto: Borussia Dormtund, Twitter