Dortmundi kërkon të bëjë revolucion, gati të largojë 11 lojtarë nga ekipi

Objektivi kryesor është që të qëndrojë në ekip, ylli Erling Haaland, por Borussia Dortmund po përgatitet për një revolucion në verë. Klubi po përjeton një sezon jo me shumë stabilitet pasi rezultatet janë vazhdimisht të paqëndrueshme.

Kështu, shumë lojtarë nuk e kanë të sigurt të ardhmen e tyre me Dortmund, gjithashtu bashkë me ta edhe trajneri Marco Rose. Drejtori sportiv, Sebastian Kehl po mendon të bëjë një eksod në ekip, ku pritet të largohen 11 lojtarë.

Kështu, lista e gjatë fillon me dy huazimet Marin Pongracic dhe Reinier, të afruar nga Wolfsburg dhe Real Madrid. Gjithashtu pritet të largohen edhe Dan-Axel Zagadou dhe Axel Witsel të cilëve iu skadon kontrata në fundin e këtij sezoni.

Edhe portieri Roman Burki nuk jep garanci dhe drejtuesit po mendojnë të gjejnë një zëvendsues për gardianin e portës. Ndërkohë, që Manuel Akanji pritet të largohet vetë nga klubi, ndërsa Thorgan Hazard, Julian Brandt, Nico Schulz, Marius Wolf ose Emre Can janë konsideruar si “largime të nevojshme” për rithemelimin e ekipit. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund Facebook